Babai i Luis Meçes, i plagosur më 18 nëntor 2024, ka folur pas incidentit që ndodhi sot në gjykatë, ku prokuroria e çështjes e përjashtoi nga seanca.
Ai tregoi për Euronews Albania se si ndodhi debati me prokuroren Alma Felaj, e cila pretendonte se Martini dhe Luisi kishin komunikuar në celular ditën e diel duke u shprehur se “mbase prindërit kanë qenë në gjumë dhe nuk dinë për bisedat”.
Babai i Luisit tregoi se djemtë kishin ardhur me të me makinë pas ndeshjes së futbollit që kishin luajtur në Kavajë dhe më pas Luisi kishte fjetur që në orën 9 dhe nuk kishte pasur biseda përmes telefonit. Ai theksoi gjithashtu se ka pasur disa elementë gjatë seancës që e bënin të mendonte se duan që të mos e zbardhnin çështjen, ndërsa sipas tij prokuroria u nxeh dhe e nxorri jashtë.
“I thashë zonjës prokurore se djemtë kanë ardhur me mua nga Kavaja dhe nuk kanë qenë vetëm. Luisi ka fjetur që në orën 9. Ajo më tha ti nuk e di se çfarë kanë folur ata në darkë. Pretendimi i prokurores ishte që Martini dhe Luisi kanë biseduar të dielën në darkë për tu organizuar për takimin e së hënës me Marion.
Aty reagova dhe i thashë se djemtë nuk kanë folur në darkë, ndërsa ajo më tha që ti nuk di se ke fjetur. U revoltova dhe i thashë: ‘Më fal, por ti nuk mund të më ofendosh mua në këtë mënyrë, sepse je pikërisht ti që ke fjetur mbi dosje për 6 muaj, ndërsa ne po na digjet shpirti për ata fëmijë’.
Ditën e dielë ata nuk kanë komunikuar në darkë, kanë qenë në Kavajë, kanë pasur ndeshje futbolli dhe i kam sjellë në Tiranë, kanë qenë me mua”, tha babai i Luisit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE