LAJME / E Diel 8 Qershor 2025, 14:02

Incidentet në ndeshjen Shqipëri–Serbi/ Arrestohen dy tifozë dhe një punonjës sigurie, procedohen edhe 12 të tjerë

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona dhe ka nisur hetimet për 10 të tjerë pas incidenteve të ndodhura gjatë ndeshjes Shqipëri–Serbi në stadiumin “Arena Kombëtare”. Të arrestuarit akuzohen për prishje të rendit dhe hedhje të sendeve të forta në fushë, që sollën ndërprerje të momentshme të takimit.

Ndër të arrestuarit është edhe një punonjës sigurie, shtetasi B. Ç., 45 vjeç, i cili u kap në flagrancë duke marrë para nga dy tifozë nga Kosova për të shmangur kontrollin fizik në hyrje të stadiumit. Dy shtetasit kosovarë u proceduan penalisht në gjendje të lirë.

Policia njofton se 10 tifozë të tjerë janë proceduar gjithashtu për sjellje të dhunshme dhe prishje të qetësisë publike gjatë ndeshjes.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 0-0 dhe ishte pjesë e fazës kualifikuese të Grupit K për Kupën e Botës 2026 që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Kombëtarja shqiptare dominoi pjesën më të madhe të lojës, por humbi një mundësi të artë në fundin e pjesës së parë, kur Rey Manaj gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE