LAJME / E Martë 3 Tetor 2023, 16:04

I vetëm me të dashurën, çifti sulmohet nga 4 persona në mes të rrugës, kalimtarët bëjnë video dhe nuk ndërhyjnë (Video)

Njerëzit janë bërë fare indiferentë.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Angli, teksa një çift është sulmuar nga 4 persona, pasditen e djeshme.

Ngjarja është filmuar nga kalimtarë të rastit dhe ësstë bërë virale në rrjetet sociale, teksa shihet se si djali dhe e dashura e tij debatojnë fillimisht me një të ri me ngjyrë që i ndjek nga pas.

Pas tij, afrohen dhe 3 persona të tjerë që sulmojnë çiftin fizikisht.

Ajo që bie në sy në video është fakti se në rrugë ka dhe shumë njerëz të tjerë, por askush nuk ndërhyn për të ndihmaur dy të rinjtë.

Konflikti ndalohet merr fund vetëm pas shumë minutash kur ndërhyn policia.