LAJME / E Enjte 8 Shkurt 2024, 15:03

I moshuari me plagë të rënda në kokë, kapet autori 72 vjeçar. Policia: E goditi në gjendje të dehur -

Është zbardhur ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen nr.15 në Korçë ku një 81-vjeçar përfundoi në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka identifikuar dhe arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të ngjarjes. Bëhet fjalë për 72 vjeçarin me inicialet G.A.

Nga veprimet e kryera rezulton se ai ka qenë së bashku me Gaqo Tilin, në banesën e këtij të fundit, ku dyshohet se në gjendje të dehur e ka goditur 81-vjeçarin me sende të forta.

Materialet proçedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”./tvklan.al