LAJME / E Shtunë 18 Nëntor 2023, 15:03

I mituri godet me grusht në bark bashkëmoshatarin, 14-vjeçari në Elbasan përfundon në spital

I mituri godet me grusht në bark bashkëmoshatarin, 14-vjeçari përfundon në spital.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan raportuan materiale në Prokurori dhe filluan procedurat në gjendje të lirë për një 13-vjeçar.

Rasti ka të bëjë me një incident që ka ndodhur në shkollë, ku gjatë lojërave me bashkëmoshatarë, dyshohet se adoleshenti 13-vjeçar ka goditur me grusht në bark një 14-vjeçar.

Ai momentalisht në kujdesin e mjekëve dhe sipas vlerësimit, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.