Gjyqi për vrasjen e Martin Canit – Mario Përlleshaj mohon se ka qëlluar drejt viktimës, dëshmojnë pesë të mitur
Procesi gjyqësor për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani po vijon me dyer të mbyllura, ndërsa në seancën e fundit janë paraqitur pesë të mitur për të dëshmuar rreth ngjarjes tragjike të ndodhur më 18 nëntor 2024 në Tiranë.
Mes dëshmitarëve ishte edhe i mituri K.B., i cili ndodhej në vendin e ngjarjes në momentin e krimit dhe për të cilin familjarët e viktimës kanë ngritur më herët pretendime.
Sipas procedurave ligjore, të miturit janë pyetur pa praninë e të pandehurit Mario Përlleshaj, i cili është i dyshuar si autor i vrasjes.
Përlleshaj, përmes avokatit të tij mbrojtës, ka mohuar akuzat për vrasje duke deklaruar se nuk ka qëlluar drejt Martin Canit, por se ka pasur si objektiv Luis Meçen, i cili mbeti i plagosur gjatë ngjarjes.
Në seancën e radhës, e cila pritet të zhvillohet së shpejti, janë thirrur për të dëshmuar edhe shtatë persona të tjerë, përfshirë katër të mitur, gjithashtu në cilësinë e personave që kanë dijeni për ngjarjen.
Më 4 prill 2025, Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e paraqitur nga avokati i Përlleshajt, duke lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”.
Krimi i rëndë ndodhi rreth 200 metra larg shkollës “Fan Noli”, vetëm tre ditë pas një konflikti të mëparshëm mes dy adoleshentëve, që nisi për motive banale brenda mjediseve të shkollës dhe që u duk se ishte mbyllur, por që më pas u rindez sërish, po atydo t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE