LAJME / E Diel 25 Maj 2025, 22:10

I FUNDIT/ Plagoset me armë zjarri një burrë në Tiranë

48-vjeçari plagoset aksidentalisht me armë zjarri në banesë, jashtë rrezikut për jetën

Një ngjarje e pazakontë është shënuar mbrëmjen e së dielës në zonën e Freskut në Tiranë, ku një qytetar është plagosur me armë zjarri në rrethana që dyshohet të jenë aksidentale. Ngjarja ka ndodhur më datë 25 maj 2025, rreth orës 21:20, dhe i plagosuri është paraqitur menjëherë për ndihmë mjekësore në spital.

Burime zyrtare nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin A. K., 48 vjeç, banues në zonën e Freskut, i cili ka marrë një plagë në këmbë si pasojë e një arme zjarri.

Sipas deklaratës paraprake të dhënë nga vetë i dëmtuari para uniformave blu dhe personelit mjekësor, arma është shkrepur aksidentalisht në momentin që ai po e pastronte atë në ambientet e banesës së tij. Bëhet fjalë për një armë zjarri të tipit pistoletë, të cilën 48-vjeçari e posedonte me leje.

Menjëherë pas incidentit, i plagosuri është transportuar drejt spitalit, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mjekët konfirmojnë se plaga është në pjesën e poshtme të trupit dhe nuk ka prekur zona vitale.

Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë së Komisariatit të Tiranës dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur menjëherë punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. Aktualisht, po verifikohet çdo detaj për të konfirmuar versionin e dhënë nga i dëmtuari dhe për të përjashtuar mundësinë e ndonjë ngjarjeje tjetër të mundshme.

Policia ka sekuestruar armën në cilësinë e provës materiale dhe ka kryer veprimet e nevojshme procedurale në vendngjarje. Pritet që në vijim të merren deklarime shtesë dhe të kryhen ekspertiza balistike për të sqaruar me saktësi momentin dhe mënyrën e shkrepjes së armës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE