LAJME / E Mërkurë 4 Tetor 2023, 17:05

Hapen aplikimet për Lotarinë Amerikane, ja çfarë duhet të keni parasysh

Janë hapur tashmë aplikimet për Lotarinë Amerikane. Të gjithë shqiptarët, të cilët dëshirojnë të provojnë fatin e tyre për ëndrrën amerikane kanë një muaj kohë për të aplikuar dhe provuar fatin e tyre.

Kjo u bë e ditur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, e cila po ashtu ka dhënë detaje mbi aplikimin.

Aplikimet do jenë të hapura deri më 7 nëntor, në orën 12:00.