LAJME / E Mërkurë 25 Tetor 2023, 01:01

Hamasi ndryshon taktikë/ Përpjekje e re për të pushtuar Izraelin nga deti. Përleshje të ashpra, 8 të vdekur

GAZA- Një përpjekje e Hamasit për të pushtuar nga deti u zmbraps nga ushtria izraelite në zonën Zikim, në veri të Gazës.

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha se marina sulmoi njerëzit e Hamasit ndërsa ata u përpoqën të depërtonin në territorin izraelit në zonën e Zikim nga deti.

Zikim është një kibuc i vogël në Izrael, në veri të Rripit të Gazës.

Zëdhënësi shtoi se avionët luftarakë sulmuan instalimin ushtarak nga ikën terroristët, ndërsa thuhet se 8 persona u vranë. Gjatë incidentit, një alarm i dyshuar për infiltrim u ra në komunitetet kufitare Zikim dhe Karmia.

Ushtria izraelite thotë se një avion luftarak kreu gjithashtu një sulm ajror kundër një kompleksi nga ku u nisën terroristët.