
“Na falni, por kemi mbetur pa para dhe duhet të hamë. Por shohim që edhe ti nuk ke asgjë. Durim.” Ky ishte mesazhi që lanë disa hajdutë pronarit të shtëpisë që vodhën në Chions, Itali.
Hajdutët, duke përfituar nga mungesa e pronarëve, kanë hyrë në një banesë, ku me siguri prisnin të gjenin diçka më shumë. Në fund, ata u larguan me një fritezë dhe një aparat kafeje.
Meqenëse praktikisht nuk kishte asgjë gjë tjetër me vlerë në banesë, ata morën një stilolaps dhe letër dhe lanë një shënim tallës të shkruar me dorë, raportojnë mediat italiane.
