Teksa astrologia Meri Gjini në emisionin Ditë Pas Dite në RTSH,
po këshillonte për kujdes shëndetësor gjatë fundjavës, ajo ç’ka ka shkaktuar të qeshura,
ka qenë deklarata e Lei Krajës.
Meri ka treguar se është mirë të shtyhen ndërhyrjet estetike dhe kirurgjitë pasi
yjet nuk janë në keahun tonë.
Lei nuk duroi pa komentuar: “Ta shtymë botoksin për këtë javë, meqë nuk këshillohet nga yjet”.
Kaq u desh që të qeshnin të gjithë dhe ta ngacmonin duke i kujtuar se është e re dhe nuk ka nevojë për botox.
Siç u kuptua, moderatoja e sportit ka bërë disa ndërhyrje të vogla në vijat e mimikës.