Prokuroria e Korçës ka proceduar penalisht të miturën me iniciale F.D në Korçë, e cila më 5 maj u përfshi në një sherr të dhunshëm ku dhunoi një 17-vjeçare.
E mitura akuzohet për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, sespe pasditen e 5 majit, rreth orës 19:15, në ambientet e një bar kafeje në lagjen nr. 2 në “Bulevard Republika” ka goditur me gotë qelqi në fytyrë dhe gjoks 17-vjeçaren P.M. Shkak për këtë është bërë fakti se 17-vjeçarja publikonte foto denigruese për F.D dhe vajza të tjera në rrjetet sociale “Instagram” dhe “Tellonym”.
Sipas policisë vajzat kanë pasur një konflikt mes tyre dhe ditën e ngjarjes, autorja hyrë në lokal dhe pa folur me 17-vjeçare, e ka goditur me gotë qelqi. Kjo e fundit ka marrë plagë në fytyrë dhe gjoks dhe përfundoi në spital.
Më herët policia kishte proceduar penalisht të miturën P.M, teksa tani ka ngritur procedimin dhe për F.D.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë ka regjistruar procedimin penal për veprën penale ‘Plagosje e lehtë me dashje’ në ngarkim të të miturës F. D.
Ky procedim është regjistruar pas një konflikti të ndodhur më 05.05.2025, rreth orës 19:15, në ambientet e një bar kafeje në lagjen nr. 2 në Bulevard Republika.
Menjëherë është ngritur grupi hetimor i cili ka shkuar në vendngjarje dhe janë kontaktuar personat e pranishëm në momentin e konfliktit, nga ku u mësua se në katin e tretë të bar kafes shtetasja e mitur F.D. ka goditur në mënyrë të paprovokuar dhe pa asnjë shkëmbim komunikimi shtetasen P.M., duke i shkaktuar asaj lëndime në pjesën e fytyrës dhe të gjoksit. Dëmtimet e shkaktuara janë kategorizuar në ato të plagosjes së lehtë.
Ky konflikt vjen pas regjistrimit të procedimit penal në ngarkim të personit nën hetim, P.M., më datë 07.02.2024 , do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE