LAJME / E Martë 20 Maj 2025, 21:09

Gjysma e Shqipërisë online, 1.4 milionë përdorues aktiv të rrjeteve sociale

Sipas një raporti të DataReportal, shqiptarët vazhdojnë të shprehen fuqishëm në fjalorin online. Për të gjashtin vit radhazi, fjala “translate” kryeson listën e termave më të kërkuar në Google, e ndjekur nga “Google”, “Albania”, “Moti” dhe “YouTube”.

Në fushën e argëtimit, shqiptarët kanë shije të ndryshme, me filma si Upgraded, Culpa Mía, The Idea of You dhe Road House ndër më të kërkuarit. Klasikët e televizionit amerikan si Modern Family, Grey’s Anatomy dhe Desperate Housewives mbeten gjithashtu ndër më të ndjekurit.

Të dhënat për janarin e vitit 2025 tregojnë se Shqipëria ka rreth 1.41 milion përdorues aktivë të rrjeteve sociale, që përbëjnë 50.7% të popullsisë. Megjithatë, këto shifra mund të përfshijnë përdorues me llogari të shumta ose llogari jo reale.

Facebook dhe Instagram kanë nga 1.2 milion përdorues secili, pa ndryshime nga viti i kaluar. TikTok, megjithatë, ka një ulje të përdoruesve, duke rënë në 1.41 milion në janar 2025, krahasuar me 1.53 milion vitin e kaluar.

Në rritje është LinkedIn, që ka shënuar një rritje prej 80 mijë përdoruesish, duke arritur në 660 mijë anëtarë aktivë. Më shumë se gjysma e përdoruesve janë nga grupmosha 25–34 vjeç, me një përqindje prej 54.1% , do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE