LAJME / E Martë 24 Tetor 2023, 15:03

Gjyqi ndaj të shumëkërkuarit rus/ Blindohet gjykata e Shkodrës, dyshime se bandat serbe mund të ndërhynin për arratisjen e tij

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër është “blinduar” nga policia pasi zhvillohet seanca ndaj Igor Kokunov, 59 vjeçari i arrestuar në pikën kufitare të Muriqanit.

Gazetari Simon Shkreli se masat e rrepta janë marrë për shkak të dyshimeve se grupe kriminale nga Beogradi mund të ndërhyjnë për arratisjen e tij.

“Duke qenë se ka pasur informacione se mund të ketë ndërhyrje nga bandat e Beogradit për të bërë të mundur e këtij shtetasi, që paraqet rrezikshmëri të lartë. Ndaj tij rëndojnë një sërë akuzash, ku dyshohet se ka kryer deri në 30 vrasje, për çka kërkohet edhe që të arrestohet nga Interpol Moska. Tani pritet vendimi i gjykatës nëse do të ekstradohet apo jo“, theksoi gazetari.

Kujtojmë që rusi u arrestua në fund të muajit gusht në pikën kufitare të Muriqanit.

“Gjatë verifikimeve të imtësishme dhe intervistimit në vijë të dytë, në hyrje të vendit, rezultoi se 59-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Moska pasi autoritetet ruse i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, mbi akuza se ky shtetas i ka dhënë ndihmë dhe ka bashkëpunuar me një autor veprash penale të rënda, në Rusi. Maksimumi i dënimit 15 vjet burg.“, njoftoi asokohe policia./abcnews.al