LAJME / E Shtunë 31 Maj 2025, 20:08

GJKKO bëri ‘sikur e dënoi’, drejtoresha e Veliajt niset me pushime, nxjerr gjuhën nga Athina

Drejtoresha e Klubit Sportiv Tirana, Deborah Keçi duket se nuk është shqetësuar nga vendimi i GJKKO-së.

Deborah Keçi u dënua me 1 vit burg, e cila nga gjykimi i shkurtuar i është ulur dënimi në 8 muaj burgim. Gjithsesi, GJKKO ia ka pezulluar dënimin me burg, duke ia konvertuar në 16 muaj shërbim prove.

Po ashtu, Dëborah Keçit i është dhënë edhe dënim plotësues me heqjen e të drejtës për 5 vite për të ushtruar funksione publike.

Vetëm pas tre ditësh, Deborah ka shpërndarë një postim në Instagram ku duket se dënimi nuk ka ndikuar aspak në jetën e saj private dhe është nisur me pushime në Athinë. Ajo shfaqet në një koncert, në shoqërinë e disa personave dhe duket se po e ‘shijon në maksimum’. Pra dënimi nga gjykata Gjykata e Posaçme nuk e ‘ka bezdisur’ aspak Keçin do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE