
Gjetja e trupit të pajetë të Eglant Koçit, 34-vjeçarit të zhdukur më 4 korrik, vlerësohet ndër çështjet më prioritare të Policisë së Tiranës.
Gjatë prezantimit të punës së policisë për muajin maj, kryepolici i Tiranës, Oliger Torba, tha se kërkimet janë përqendruar në rrethinat e Tiranës dhe për këtë janë angazhuar edhe forca nga Kosova.
Detajet e reja në lidhje me zhdukjen e Eglantit janë zbuluar falë drejtuesit të karrotrecit, i cili para policisë, ka thënë se pasi ka dorëzuar mjetin në zonën e Ibës, nuk ka pasur asnjë informacion se çfarë ka ndodhur me makinën apo se çfarë kishte brenda saj.
Sakaq, gjatë kontrolleve të ushtruara brenda zyrës ku dyshohet se është mbajtur Eglant Koçi, janë konstatuar gjurmë mbetjesh baruti.
Pritet që të dalin në pah rezultatet laboratorike, për t’u zbuluar më shumë detaje rreth ngjarjes së rëndë.
Po ashtu, raportohet se kërkimet për gjetjen e trupit të Eglant Koçit janë shtrirë në dy drejtime kryesore,në zonat përreth Tiranës, Elbasanit dhe Librazhdit.
Ndërsa mësohet se 41-vjeçari ka ndryshuar të paktën gjashtë numra telefoni gjatë ditëve të fundit, në përpjekje për të shmangur lokalizimin e tij./voxnews.al, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
