LAJME / E Martë 14 Nëntor 2023, 23:11

Gjenden pjesë trupi të një njeriu, policia blindon zonën! Çfarë ka ndodhur në Sarandë

Policia e Sarandës ka zbuluar një pjesë trupi njeriu në afërsi të fshatit Xarrë në Bashkinë Konispol.

Paraprakisht raportohet se pjesa e trupit ishte e groposur, por jo i dekompozuar, raporton News24.

Policia ndodhet ne vendngjarje dhe po kryhen hetime.

Pjesa e trupit është dërguar në morgun e qytetit në pritje të ekspertizës mjeko-ligjore nga specialistë që pritet të mbërrijnë nga Tirana ditën e nesërme në Sarandë.