
Një video e publikuar në rrjetet sociale po tërheq vëmendjen e përdoruesve, pasi në të dëgjohet deputetja socialiste duke bërë një deklaratë që shumë komentues e kanë cilësuar si gafë.
Në video, ajo shprehet se “Partia Socialiste është e vetmja që do të fusë Bashkimin Europian në…”, duke ngatërruar formulimin e zakonshëm politik që lidhet me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Pamjet janë shpërndarë gjerësisht në TikTok dhe platforma të tjera sociale, ku nuk kanë munguar komentet ironike dhe reagimet e qytetarëve. Shumë prej tyre kanë rikthyer në vëmendje deklarata të mëparshme të saj, duke pretenduar se çdo dalje publike shoqërohet me pritshmëri për ndonjë lapsus apo gafë të re.
Videoja ka gjeneruar dhjetëra reagime dhe diskutime online, ndërsa përdoruesit kanë shpërndarë pjesën e shkëputur të fjalimit me komente humoristike.
“Sa herë flet Zegjineja, rrjeti nuk pret fjalimin, por gafën e radhës”, shkruajnë disa prej komentuesve në rrjetet sociale”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
