LAJME / E Hënë 7 Gusht 2023, 23:11

‘Fuoristrada’ del nga rruga dhe përmbyset pranë nënkalimit të Novoselës, dy të plagosur

Një aksident fatmirësisht pa viktima është shënuar pasditen e sotme në aksin Vlorë-Fier. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të nënkalimit të Novoselës.

Shoferi ka humbur kontrollin e mjetit tip ‘Fuoristradë’ me targa AA285SM, e për pasojë ka dalë nga rruga duke u përmbysur. Burimet bëjnë me dije se shoferi dhe pasagjerja janë duke u mjekuar në spitalin e Vlorës.