
Nje 70 vjecar humbi jeten ne Fier si pasoje e zjarrit ne banesen e tij.
Policia tha se personi qe humbi jeten ishte ne gjendje te paralizuar dhe nuk mund te levizte.
Rreth orës 19:00, në fshatin Fermë Çlirim, në banesën e shtetasit F. B., rreth 70 vjeç, i cili jetonte vetëm, ka rënë zjarr.
Si pasojë e zjarrit, shtetasi F. B., në pamundësi për të lëvizur (i paralizuar), ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Burimet nga vendi i ngjarjes sqaruan se shtepia ka marre flake dhe ka rene catia brenda, qe ka goditur te paralizuarin ne pamundesi per te levizur. Me pas, ne pamundesi per te levizur, ai eshte djegur se gjalli.
