
Viti 2030 po afron dhe zhvillimi i 6G-së e i inteligjencës artificiale ngre pyetje për mënyrën se si do të jetojmë, punojmë dhe mbrojmë të dhënat tona.
Krahas mundësive që sjellin këto teknologji, shqetësimet për privatësinë, sigurinë dhe lirinë individuale kërkojnë debat të hapur dhe informacion të mbështetur në prova. Sa të përgatitur jemi për këto ndryshime dhe çfarë duhet të dimë për të bërë zgjedhje të informuara?
Ky është postimi i fundit i Alfred Cako:
A jemi të përgatitur të mbijetojmë fizikisht dhe shpirtërisht?
Teknologjia 6G po zhvillohet për të lidhur më shumë pajisje, sisteme dhe teknologji novatore se kurrë më parë; por çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Ndërsa teknologjia depërton gjithnjë e më thellë në jetët tona të përditshme, duhet të qëndrojmë të informuar e të luftojmë për të ruajtur privatësinë, shëndetin, bioteknologjinë, inteligjencën artificiale (AI) dhe të ardhmen e trupit të shoqërisë njerëzore.
Vërini në dyshim pretendimet zyrtare për çdo risi. Përdorni për to intuitën, bëni raportin e dobisë dhe dëmit, hulumtoni vetëm provat.
Mos u besoni verbërisht gjoja frikës nga realiteti i hidhur dhe dobisë nga AI dhe as teknologjisë që gjoja na shërben për të luftuar e mposhtur këtë frikë.
Mbroni mendjen tuaj nga lufta e Elitës kundër shumicës!
Mbroni si sytë e ballit lirinë tuaj!
Qëndroni të përgatitur për të kundërshtuar dhe organizuar!
Qëndroni me këmbë në tokë!
