LAJME / E Diel 25 Maj 2025, 21:09

FSHF konfirmon publikimin e listës së Kombëtares, Silvinjo shpjegon zgjedhjet për duelin me Serbinë

Nesër do të publikohet lista e Kombëtares, për ndeshjet e qershorit në kualifikueset e Botërorit.

FSHF ka konfirmuar këtë fakt në njoftimin ku tregon po ashtu se Silvinjo do të dalë në konferencë.

“Nesër, e hënë (datë 26 maj), në ora 11:00 trajneri i Kombëtares, Sylvinho, do të dalë në konferencë për median, ku do të flasë për listën e lojtarëve që do të grumbullohen për dy ndeshjet e kualifikueseve të Botërorit 2026 në qershor ndaj Serbisë dhe Letonisë”, shkruhet në njoftimin e FSHF.

Kështu nga “Shtëpia e Futbollit” do të kthehet trajneri brazilian, para dy ndeshjeve të rëndësishme.

E para do të jetë me Serbinë në “Arenën Kombëtare”, ndërsa tjetra ndaj Letonisë në transfertë./PANORAMASPORT.AL do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE