Aktori i njohur Elvis Pupa dhe bashkëshortja e tij Belina Pupa akuzohen se kishin ngritur një shtëpi bari në Australi dhe se kishin kultivuar 43 bimë kanabis në një banesë në Ascot Park.
Ndërsa influencerja u arrestua dhe më pas u lirua me kusht, aktori është shpallur në kërkim pasi thuhet se është arratisur.
Në mesin e reagimeve të shumta lidhur me këtë ngjarje, ishte edhe ai i këngëtarit të njohur Bardhi Idrizi, i cili ka vendosur të “hakmerret” ndaj kritikave që aktori ka bërë ndaj tij dhe blogeres Sara Gjordeni. Bardhi shprehet se bota është me rrota dhe se Elvis Pupa u ngut të fliste për një person që nuk e njihte.
“Po më vjen keq me lexu këtë lajm se je nga aktorët e mi të preferum të fëmijërisë. Por le të jetë si shembull ky që bota sillet.
U ngutë me fol për dikon që s’e njeh, as s’të ka dëmtu ty kurrë. E gjatë kohës së Big Brother e shkrujshe në story ‘Free Bardhi’ pa arsye, tash po ta shkruj unë ‘Free Elvis’ me arsye”, ka shkruar Bardhi në postimin e tij, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE