Françeska Murati, një nga ish-konkurrentet më të përfolura të sezonit të tretë të “Big Brother VIP Albania”, ka marrë sërish vëmendje në rrjet,
këtë herë për një investim të rëndësishëm në pasuri të paluajtshme. Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Murati bëri të ditur se ka blerë apartamentin e saj të parë në Shqipëri.
Ajo publikoi pamje nga ambientet e brendshme të banesës, duke e shoqëruar me përshkrimin: “Më në fund kam shtëpinë time të parë.”
Bëhet fjalë për një apartament në rezidencën “Lake View” pranë Liqenit Artificial të Tiranës, një nga zonat më të kërkuara dhe të shtrenjta për banim në kryeqytet.
Sipas komenteve dhe burimeve të ndryshme online, çmimet e një apartamenti në këtë zonë janë mesatarisht 700 mijë euro.
View this post on Instagram
Lajmi ka nxitur reagime të shumta në rrjete sociale, ku ndjekësit kanë uruar Muratin për arritjen, ndërsa disa të tjerë kanë komentuar mbi vlerën e lartë të investimit në këtë periudhë.
Françeska Murati është njohur për stilin e saj ekstravagant gjatë qëndrimit në BBVIP dhe ka qenë një ndër personazhet më të ndjekur gjatë sezonit. Investimi i saj i fundit e kthen sërish në qendër të vëmendjes mediatike dhe publike , do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE