LAJME / E Diel 8 Qershor 2025, 18:06

Foshnja dhe gruaja u gjetën të pajeta në një park të Romës, detaje nga hetimet: Viktimat ishin lakuriq, kanë vdekur në kohë të ndryshme! Misteri i gruas së veshur me të zeza

Hetimet për ngjarjen tronditëse në parkun Villa Pamphili në Romë, ku u gjetën trupat e një gruaje dhe një foshnje, vazhdojnë me ritme intensive. Autoritetet italiane nuk përjashtojnë asnjë pistë, ndërsa dyshimet për një lidhje mes viktimave mbeten ende të hapura.

Sipas prokurorit të çështjes, Antonio Verdi, bëhet fjalë për një situatë të komplikuar dhe ende nuk është e qartë nëse dy viktimat kanë lidhje mes tyre.

Afërsia e vendeve ku u gjetën trupat dhe fakti që u zbuluan brenda një harku të shkurtër kohor, nxit dyshimet për një ngjarje të lidhur, por nuk përjashtohet as mundësia që të bëhet fjalë për dy krime të ndara.

Sipas inspektimit fillestar të mjekut ligjor, trupi i gruas ishte në një fazë shumë më të avancuar të dekompozimit në krahasim me atë të foshnjës, gjë që sugjeron se vdekjet kanë ndodhur në kohë të ndryshme.

“Roma Today” shkruan se foshnja u gjet e vdekur pranë një gardhi, ndërsa trupi i gruas në një qese të zezë. Si fëmija ashtu edhe gruaja ishin lakuriq. Personi që gjeti trupin e gruas u tregoi hetuesve për erën e fortë që vinte nga çanta. Një e dhënë që mund të tregonte se ajo kishte qenë e vdekur prej kohësh.

Në asnjërin nga trupat nuk janë konstatuar shenja të dukshme dhune, megjithatë Prokuroria ka regjistruar çështjen si dyshime për vrasje të dyfishtë.

Pista e një drame sociale dhe jetese në kushte të vështira nuk përjashtohet, ndërsa hetuesit besojnë se trupat nuk janë sjellë në park me automjet, duke përjashtuar kështu hipotezën e zhvendosjes nga një vend tjetër.

Analizat e ADN-së pritet të zbulojnë nëse gruaja dhe foshnja kanë lidhje familjare mes tyre, si dhe të ndihmojnë në identifikimin e viktimave. Autopsia do të kryhet të martën, dhe mjeku ligjor pritet të përcaktojë shkakun dhe orën e saktë të vdekjes.

Sipas mediave italiane, Prokuroria po shqyrton të gjitha denoncimet për persona të zhdukur të paraqitura pranë forcave të rendit gjatë javëve të fundit. Nuk përjashtohet mundësia që e mitura dhe gruaja të jenë të huaja.

Ndërkohë, hetuesit kanë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të vendosura në zonën përreth parkut Villa Pamphili.

Sipas burimeve të cituara nga e përditshmja “La Stampa”, disa dëshmitarë pretendojnë se ditët e fundit kanë parë një grua të veshur me të zeza që endej në park duke qëlluar veten në kokë, një sjellje që tashmë po analizohet si pjesë e hetimit , do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE