LAJME / E Hënë 19 Maj 2025, 18:06

Fituan zemrat e publikut shqiptar dhe të huaj, reagon për herë të parë “Shkodra Elektronike”!

“Zjerm” e Shkodra Elektronike nuk arriti të triumfonte duke marrë çmimin e madh në Eurovision 2025, por padyshim ajo fitoi zemrat e publikut shqiptar dhe të huaj.

Juria u tregua dorështrënguar me pikët, por “Zjerm” ashtu si pritej rezultoi ndër këngët më të votuara nga publiku, që i dha plot 173 pikë, duke e nxjerrë në vend të tetë.

“Shkodra Elektronike” ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale duke ndarë në faqen zyrtare një foto, të cilën e kanë shoqëruan me mbishkrimin:

“Donim të fitonim zemrat tuaja. Duket se ia dolëm. Apo jo?”. (Kjo frazë është shkuar në tre gjuhë të ndryshe, italisht, shqip dhe anglisht.)

Kënga përfaqësuese e vendit tonë nga Beatriçe Gjergji dhe Kolë Lacaj u shndërrua në hit, theu rekord shikimesh në kanalin zyrtar të Eurovision në Youtube.

Edhe pse nuk sollën trofeun e fitores në Shqipëri, ‘Shkodra Elektronike’ e vendosin vendin tonë në qendër të vëmendjes. Më herët sondazhet dhe mediat e huaja, kryesisht CNN i dhanë fronin Shqipëri për perfomancën më të mirë.

Mes fansave të Zjerm ishte dhe Marko Bosnjaak, përfaqësues i Kroacisë në Eurosong 2025, teksa u bë virale një video e tij që votonte vazhdimisht Shqipërinë " do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE