LAJME / E Diel 25 Maj 2025, 17:05

Festa kthehet në tragjedi/ U mblodh me shokët për të festuar beqarinë 30-vjeçari mbytet në det, një javë para dasmës

Mesditën e sotme në plazhin Kathisma të Lefkadës në Greqi, një 30-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht pasi u mbyt nga dallgët e forta për shkak të motit të keq, teksa notonte.

I riu me origjinë nga Trikalla kishte shkuar në Lefkadë me miqtë për të festuar së bashku festën e beqarisë, të cilën e kishin planifikuar prej kohësh, pasi javën e ardhshme pritej të martohej.

Sipas miqve të tij, të cilët ishin të pranishëm në momentin tragjik, ata të tmerruar e panë 30-vjeçarin të nxirrej në breg nga dallgët, pa ndjenja.

Roja bregdetare dhe ekipi i urgjencës mjekësore (EKAV) arritën ta nxjerrin nga uji dhe ta transportojnë me ambulancë në spitalin e Lefkadës, por i riu kishte ndërrur jetë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE