Festimet e tifozëve francezë pas fitores 5-0 të Paris Saint-Germain ndaj Interit në finalen e Ligës së Kampionëve në Mynih u shndërruan në tragjedi. Dy persona ndërruan jetë ndërsa 192 të tjerë u plagosën.
Në Dax, në departamentin e Landes, një djalë 17-vjeçar u godit me thikë për vdekje teksa po festonte. Viktima u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra. Shkaku i sulmit është ende i panjohur.
Ndërkohë një 20-vjeçare vdiq pasi skuteri me të cilin po udhëtonte u godit nga një makinë që transportonte tifozë, në bregun jugperëndimor të Senës në Paris, shkruan La Repubblica.
Qindra mijëra tifozë u mblodhën në kryeqytetin francez për të parë përballjen e PSG-së me Interin në Mynih, si në “Parc des Princes” dhe rreth qytetit, por kjo u shndërrua në skena që e shtynë Ministrin e Brendshëm Bruno Retailleau të thoshte “barbarët kanë dalë në rrugët e Parisit”.
Pavarësisht thirrjeve të PSG-së dhe lojtarëve të saj për të festuar me qetësi, festimet u përkeqësuan pas përleshjeve të dhunshme dhe zjarreve që shpërthyen nëpër qytet ,do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE