LAJME / E Martë 9 Qershor 2026, 23:11

Çfarë po paralajmëron? Rama: Protestuesit i pres deri më 12 qershor

Turi i takimeve për 35-vjetorin e PS-së u ndal në Fier, aty ky kryesocialisti Edi Rama e cilësoi si kryeqytetin e socialistëve.

Pjesën më të madhe të fjalimit të tij e përqendroi te zhvillimi në Tiranë, te protestuesit që ishin mbledhur për të dhjetën ditë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar anulimin e projektit të Zvërnecit.

Sipas Ramës, një pjesë e protestuesve po bien pre e narrativave fiktive dhe manipulimit politik nga formacionet e reja politike

“Nuk them se njerëzit që dalin në protestë janë agjentë apo të futur nga agjentura. Por përveç një pjese që janë këta politikanët e rinj të partive të reja që u vjetruan shpejt, është edhe një pjesë njerëzish që kanë rënë pre e kësaj. E menduar kështu është shumë naive.”

Ndërsa iu bëri të ditur se metodat për dhënien e dorëheqjes nuk funksionojnë tek ai.

“Nëse dikush dhe disa dalin në protestë e kërkojnë që të jem i butë, ka një minimum etik që të përcaktohet se për çfarë është shqetësimi: Sazani, flamingot, Zvërneci. Nëse je në protestë që të mos largohen flamingot, nuk mund të kërkosh të largohet qeveria. Duhet të kërkosh hesap për flamingot. T’i kërkosh hesap brutal një shumice qeverisëse të zgjedhur, dhe ke guxim shumë të madh ta bësh këtë, tregon se nuk ke turp. Nëse je në protestë që të mos largohen flamingot, nuk mund të kërkosh të largohet qeveria. T’i kërkosh hesap brutal një shumice qeverisëse të zgjedhur, dhe ke guxim shumë të madh ta bësh këtë, tregon se nuk ke turp. Hesap brutal një qeverie, një shumice qeverisëse, që e ka bërë Shqipërinë një vend, që është vendosur në mbrojtje të pasurive natyrore. Lumi i fundit i egër i Evropës është shpallur park kombëtar Vjosa, ku përfshihet edhe delta”.

Rama bëri thirrje që deri në 12 qershor të mbyllet diskutimi publik për investimin në Zvërnec.

Deri në këtë datë sipas Ramës, duhet të ndahet ambientalizmi i vërtetë nga informacionet e rreme, të cilat ai i cilësoi ‘llapaqorrizmi dhe qorrollapizmi’.

Kujtojmë se në 12 qershor në Tiranë do të organizohet një festë e madhe për 35-vjetorin e themelimit të PS në Shqipëri, ku pritet të ketë një prezencë të madhe të socialistëve.

“Drejtimi i një vendi nuk ka lidhje me këtë. Partia Socialiste s’e duhet t’ia kujtoj të gjithëve, Partia Socialiste është zgjedhur për të udhëhequr, jo për t’i shkuar nga mbrapa të tjerëve, dhe deri në 12 qershor që kemi festën e madhe që unë besoj do vini dhe ju në Tiranë, është mirë që të mbyllet kjo bisedë dhe të ndahet ambientalizmi nga llapaqorrizmi dhe nga qorrollapizmi. Duhet të ndahet! Kush e do bulevardin për ta qorrollapuar të shkojë ta qorrollapojë. Kush është në bulevard akoma apo kush simpatizon me bulevardin për Sazanin, a do shitet a s’do shitet, a është shitur a s’është shitur për Zvërnecin, a do betonohet, a s’do betonohet, a do ndërtohet, si do ndërtohet, a do mbrohet, a s’do mbrohet, për zhvillimin e Shqipërisë dhe për mënyrën se si ne do të ndërtojmë në ato pika ku janë të ndjeshme”, tha mes të tjerash Rama.

Ende nuk dihet se çfarë po paralajmëron Rama se do të ndodhë gjatë këtyre ditëve, që sipas tij duhet të çojë në mbylljen e diskutimeve për ‘Zvërnecin’”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE