LAJME / E Mërkurë 17 Janar 2024, 22:10

Çfarë po ndodh? Gazetarët e SPAK “zbarkojnë” në BBV (Video)

Një nga suprizat e këtij Big Brotheri është gazetari i kronikës së zezë, Elvis Myrtaj.

Të gjithë e njihnim nga lidhjet direkte që bënte nga ambientet e SPAK, por shumë pak njihnin Elvisin gazmor dhe të qeshur.


Ditë më parë kolegët e tij, gazetarët të cilët ndjekin zhvillimet e aktualitetit në SPAK dhe GJKKO,

“harruan” seancat gjyqësore dhe u shfaqën duke ndjekur Elvisin në Big Brother.

 

Të njëjtën gjë kanë bërë dhe mbrëmjen e kaluar. Të gjithë së bashku kanë shkuar pranë ambienteve të Top

Channel dhe morën pjesë në “Primen” e kaluar për t’i treguar kolegut të tyre, Lisit, që jashtë shtëpisë janë duke bërë tifo për të.