LAJME / E Diel 8 Qershor 2025, 22:10

Çfarë NDODHI me Eglin? Prishet miqësia mes saj dhe Fifit, vajzat “zhdukin” këngën e tyre nga YouTube!

Mesa duket miqësia mes dy vajzave më të dashura të ekranit shqiptar, Eglit dhe Fifit nuk zgjati dhe për shumë gjatë.

Lart e poshtë po qarkullojnë “thashetheme” se dy artistet janë “zënë” me njëra-tjetrën dhe shkak dyshohet të jenë bërë të ardhurat e projektit të tyre më të ri.

Sipas asaj që Prive ka raportuar këtë të diel, referuar burimeve të sigurta pranë dy vajzave, thuhet se ka qenë Fifi ajo e cila ka kërkuar një përqindje më të lartë të fitimeve duke qenë se me këngën e publikuar tre ditë më parë, ajo është marrë më së shumti.

Madje, madje, përveç këtyre zërave, kënga e tyre nuk ekziston fare në “Youtube”.

Ato kanë vendosur që ta fshijnë, duke lënë kështu të zhgënjyer mijëra fansa të cilët e “e përqafuan” menjëherë këtë projekt të tyre të ri.

Ndërkohë, që nga po të njëjtat burime thuhet se Egli do të “shtrëngojë duart” me kompaninë e cila menaxhon dhe Gjestin.

Pasi ajo nuk pranoi ofertën e këngëtarit më herët, flitet se pas këtij debati me Fifin, ish-banorja e Big Brother Vip të bëhet bashkë me Gjestin, te e njëjta kompani menaxheriale.

Tani, se sa të vërteta janë këto “thashetheme” nuk dimë t’iu themi, e deri në një reagim nga vetë vajzat nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim  do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE