LAJME / E Premte 9 Shkurt 2024, 00:12

Çfarë ndodhi? Incident në dasmën e Meritonit me Ilnisën!

Meritoni dhe Ilnisa u martuan sonte me një dasmë në kuadër të lojës. Dyshja shkëmbyen edhe një puthje në buzë teksa banorët festuan me një super atmosferë të krijuar nga e ftuara speciale Valbona Mema.

Mirëpo në nisje të dasmës, teksa çifti ishte duke iu afruar altarit, ndodhi një incident.

Fustani i Ilnisës ngeci tek dera dhe ajo nuk po afrohej dot drejt altarit. Meritoni së bashku me Romeon e ndihmuan duke e hequr fare bishtin e fustanit.