LAJME / E Martë 9 Qershor 2026, 18:06

Faqja e njohur e parashikimeve hap BASTET për largimin apo jo të Ramës si kryeministër

Platforma ndërkombëtare e parashikimeve dhe basteve politike Polymarket vlerëson aktualisht me rezultatin 45% probabilitet mundësinë që kryeministri Edi Rama të mos jetë më në detyrë deri më 31 dhjetor 2026.

Sipas tregut të hapur në këtë platformë, skenari do të konsiderohet i realizuar (“Yes”) nëse Rama largohet nga posti i kryeministrit për çfarëdo periudhe kohore nga momenti i krijimit të bastit deri në fund të vitit 2026.

Kjo përfshin dorëheqjen, shkarkimin apo çdo formë tjetër largimi nga detyra.

Burimi për verifikimin e rezultatit do të jenë informacionet zyrtare nga Edi Rama dhe qeveria shqiptare, ndërsa në mungesë të tyre mund të merret në konsideratë edhe konsensusi i raportimeve nga media të besueshme ndërkombëtare, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE