Rubrika “Social Top 5” e emisionit “Live From Tirana” këtë javë sjell të rejat më të fundit rreth personazheve të njohur dhe ndikimin e tyre në rrjetet sociale.
Teksa “Big Brother VIP 4” vijon të jetë epiqendra e vëmendjes, ndryshimet në numrin e ndjekësve janë gjithnjë më të dukshme.
Në vendin e pestë renditet Gjesti, i cili këtë javë ka humbur 2 mijë ndjekës.
Nga 609 mijë që kishte javën e kaluar, profili i tij tani numëron 607 mijë ndjekës. Shumë fansa janë të zhgënjyer nga veprimet e tij, duke reflektuar kështu edhe në numrin e ndjekësve.
Ndërkohë, Loredana Brati nuk ka pësuar asnjë ndryshim dhe ruan të njëjtin nivel popullariteti me 162 mijë ndjekës. Nga ana tjetër, Gerta Gixhari ka shënuar një rritje të lehtë prej 1 mijë ndjekësish, duke kaluar nga 120 mijë në 121 mijë.
Me të njëjtin ritëm ka avancuar edhe Egli Takon, e cila ka fituar 1 mijë ndjekës gjatë javës. Ajo tani ka 364 mijë ndjekës, një rritje e lehtë, por e qëndrueshme.
Rozana Radi, e cila këtë javë qëndron në vend të parë, ka fituar 2 mijë ndjekës më shumë, duke kaluar nga 470 mijë në 472 mijë. Ky rezultat e bën atë personazhin më të ndjekur të kësaj jave do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE