LAJME / E Diel 28 Prill 2024, 21:09

Erjola “çmendet” nga gëzimi, merr surprizën e papritur nga ‘Vëllai i Madh’

Një surprizë mjaft të bukur ka marrë Erjola në BBV3.


Ajo ka takuar katër mbesat e saj, për të cilat në rrëfimin e saj, ka shprehur një dashuri të madhe dhe të pakushtëzuar.

Ajo i takoi mbesat, shkëmbeu batuta me to dhe nuk ndaloi së i dhuruari puthje e përqafime. Vajzat mbanin të veshura e bluze me foton e Erjolës, teksa nuk munguan as të qeshurat.