LAJME / E Enjte 5 Qershor 2025, 12:12

EMRI/ Ja kush ishte efektivi i Gardës që u gjend i vdekur në makinën e tij, dyshohet se...

Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë natës në kryeqytet, ku një efektiv i Gardës së Republikës është gjetur i pajetë brenda automjetit të tij.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mihal Grameno”, ku 47-vjeçari Gentjan Leçaj është gjetur i vrarë në makinën që ndodhej e parkuar në garazhdin e banesës së tij. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, dyshohet se ai ka kryer vetëvrasje me armën e shërbimit.

Trupi i pajetë u zbulua rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat e këtij akti tragjik.

Aktualisht nuk dihen ende motivet që mund të kenë çuar efektivin drejt këtij vendimi fatal, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur çdo detaj, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE