LAJME / E Hënë 25 Mars 2024, 23:11

Elbasan/ Makina aksidenton të moshuarin që lëvizte me biçikletë!

Mbrëmjen e sotme rreth orës 17:45, në rrugën “Zogu i parë”, automjeti me drejtues shtetasin B. Rr., 46 vjeç, ka aksidentuar shtetasin N. K., 80 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë.

80-vjeçari po merr asistencë mjekësore në Spitalin Rajonal Elbasan, ku është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.