Është zbardhur ngjarja makabre që tronditi opinionin publik në Itali: trupi i Maria Denisa Paun, e njohur edhe si “Adas”, eskortës rumune 30-vjeçare që jetonte në Romë, u gjet më 4 qershor në një zonë të pyllëzuar pranë një shtëpie të braktisur në Montecatini Terme.
Trupi ishte fshehur midis shkurreve, pa kokë dhe i djegur pjesërisht. Denisa ishte zhdukur natën e 15 majit në Prato.
Vetëm pak orë pas zbulimit makabër, Karabinierët arrestuan një 32-vjeçar rumun, Vasile Frumuzache, banues në Monsummano Terme, i martuar dhe me dy fëmijë. Ai punonte si roje sigurie dhe konsiderohej i armatosur e shumë i rrezikshëm. Arrestimi u bë në një operacion të koordinuar nga njësitë speciale GIS dhe Prokuroria e Pratos, shkruajnë mediat italiane.
Frumuzache e ka pranuar autorësinë e krimit, duke deklaruar: “Ajo po më shantazhonte, prandaj e vrava.”
Sipas hetimeve të Prokurorisë së Pratos dhe Karabinierëve të Firences, nën drejtimin e prokurorit Luca Tescaroli, Denisa u vra natën e zhdukjes së saj në dhomën 101 të një rezidence në rrugën Ferrucci në Prato, ku ajo priste klientët. Një kamerë sigurie regjistroi autorin duke hyrë në rezidencë në orën 22:50 me një çantë të zezë dhe duke qëndruar aty për më shumë se dy orë.
Rreth orës 01:05 të mëngjesit, kamera e regjistroi sërish teksa largohej me valixhen e bardhë të Denisës. Brenda saj ndodhej trupi i pajetë i gruas, i cili më pas u transferua në bagazhin e Golfit të autorit.
Trupi u gjet mëngjesin e 4 qershorit, në një zonë të pyllëzuar jo larg klubit “Le Panteraie”, falë gjurmimit të GPS-it të makinës së autorit, i instaluar nga kompania e sigurimeve. Vetëm disa metra më tutje, u gjet edhe valixhja e bardhë.
Urdhër-arresti për Frumuzache u lëshua mbi bazën e pamjeve të kamerave, analizës së të dhënave telefonike dhe pozicionimit GPS. Prokuroria dyshon se ai ka vepruar i vetëm, por motivi përfundimtar i krimit mbetet ende nën hetim.
Një fund tragjik për Denisën
Denisa, e cila kishte mbërritur në Prato tre ditë para zhdukjes, planifikonte të udhëtonte drejt Bolonjës për takime të tjera pune. Por zhdukja e saj e papritur dhe deklaratat e dëshmitarëve, të cilët e kishin parë të shqetësuar atë mbrëmje, alarmuan familjen dhe autoritetet. Nëna e saj raportoi zhdukjen më 17 maj.
Ky rast ka ngritur sërish alarmin për rrezikun dhe dhunën që shoqërojnë gratë në rrugën e prostitucionit, si dhe për nevojën për mbrojtje dhe ndërhyrje institucionale më të forta, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE