
Ish-drejtori i policisë, Shemsi Prençi deklaroi se Gentjan Bejtja do të ketë njerëz që angazhohen për t’i marrë hakun.
“Ky aks ka shumë grupe kriminale, unë prej 5 vitesh e kam ngritur alarmin madje me gjithë drejtorët që janë vënë në krye të policisë,
kur do të ngrihet një strukturë e veçantë në policinë e shtetit që të ketë një status të veçantë për gjurmimin e këtyre kontigjenteve të rrezikshëm, jo për njëri tjetrin, por dhe për shoqërinë,
sepse ngjarja në Larushk merr një dimension të veçantë në botën e krimit, sepse tashmë nuk i kemi vrasjet në rrugë, nuk i kemi në lokale, i kemi në shtëpi. Gentjani do të ketë njerëz që angazhohen për t’i marrë hakun”, u shpreh ai.
