Çifti i BBV Einxhel dhe Dagz kanë treguar për "Pushime on Top" se si e kanë përjetuar familjarët e tyre lajmin e shtatzanisë së Einxhel. Dagz ka treguar se familjarët e tij kanë “fluturuar” nga gëzimi,
ndërsa Einxhel tha se më të vështirë e kishte t’ja thoshte këtë lajm babait të saj,
i cili nuk e priste një gjë të tillë kaq shpejt.
Dagz: Kur e morën vesh prindërit kanë fluturuar nga gëzimi.
Unë kam kohë që i them motrës kur do e bësh një fëmijë.
Einxhel: Për momentin duke qenë se Dagzi është gjatë gjithë kohës në lëvizje në udhëtime pune,
unë kam jetuar në Tiranë ndërsa Dagzi vjen shumë shpesh, unë kam shkuar më rradhë në Kosovë.
Isha pak e ndrojtur, sepse asnjëherë babi nuk ka kërkuar nga unë që të jem vajza që martohet e bën fëmijë. Ai nuk e ka konceptuar që do të bëhem me fëmijë kaq shpejt.
Ishte një emocion shumë i veçantë ndarja e këtij lajmi me të dhe ishte personi më i vështirë që mund tja thoja.
Gjininë nuk e dimë, do e ndajmë me gjithë njerëzit e afërt, të bëjmë një festë. Për pushmet po presim sa tëlirohet Dagzi nga puna, i kemi bërë disa pushime por do të ketë sërish.