LAJME / E Premte 24 Shtator 2021, 00:12

E trishtë! Ndahet nga jeta Mjeshtri i Madh nga Elbasani, prej ditësh vuante nga koronavirusi

Ndahet nga jeta ‘Mjeshtri i Madh i Punës’, Vehap Xhindolli. Mësohet se Xhindolli ishte shtruar në spital,

pasi ishte i prekur nga koronavirusi, ndërsa ndërroi jetë mbrëmjen e sotme në moshën 80-vjeçare.

Në moshën 70-vjeçare Xhindolli nisi të mësojë gjuhën angleze dhe brenda një viti arriti të përkthente libra nga anglishtja,

e cila ishte gjuha e pestë që njihej shkëlqyer prej tij.

Në rini kishte mësuar rusishten, frëngjishten, gjermanishten. Xhindolli ishte një emër i shquar i peshëngritjes, për 10 vite ai ka mbajtur titullin si ‘kampion absolut’.

Xhindolli njihej nga elbasanasit për kontributin e tij të çmuar në disa fusha dhe i ishte akorduar edhe titulli “Qytetar Nderi” i Elbasanit.