Një ngjarje e rëndë është shënuar në Lushnjë, ku një grua 78-vjeçare ka humbur jetën pak pas marrjes së një injeksioni në ambulancën e lagjes Savër.
Viktima, M. V., pësoi një reaksion pas injeksionit dhe u dërgua menjëherë në spitalin e Lushnjës, por pavarësisht ndihmës mjekësore, nuk arriti të mbijetojë.
Policia e Lushnjës konfirmoi ngjarjen dhe bëri të ditur se materialet janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për hetime të mëtejshme.
Shkaku i saktë i vdekjes mbetet ende i paqartë dhe priten rezultatet përfundimtare të ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një mjekim të gabuar apo për faktorë të tjerë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE