LAJME / E Diel 27 Gusht 2023, 19:07

E rëndë në Tepelenë/ Gjendet i vrarë me armë zjarri 52-vjeçari në kopshtin e banesës, dyshohet se...

Një 52-vjeçar është gjetur pa shenja jete në kopshtin e banesës së tij në Tepelenë.


Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, ku në kopshtin e banesës së tij, në fshatin Progonat, është gjetur nga familjarët e tij, dyshohet i vetëvrarë me armë zjarri automatik, shtetasi A. A., 52 vjeç.

Sipas deklarimeve të familjarëve, 52-vjeçari përdorte medikamente për shëndetin mendor, pasi vuante nga depresioni. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.