LAJME / E Martë 23 Korrik 2024, 21:09

E rëndë në Greqi! Vetëv*ret në qeli i dënuari shqiptar!

Një 45-vjeçar shqiptar i ka dhënë fund jetës mbrëmjen e djeshme teksa ndodhej në qeli në Greqi.

Ngjarja ka ndodhur në stacionin e policisë së Mouzakit në Karditsa.

45-vjecari ishte ndaluar pas një incidenti në sheshin e Mavromatiout dhe po mbahej në qeli.

Ai ka përdorur çarçafin e krevatit, të cilin e ka lidhur tek kangjellat dhe është vetëvarur, autoritetet kanë nisur hetimet për ngjarjen e rëndë.