LAJME / E Premte 5 Prill 2024, 20:08

E rëndë/ Bëri për spital nënën, shpallet në kërkim 50-vjeçari (Emri)

Një tjetër rast i dhunës në familje raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Vlorës këtë të premte. një 50-vjeçar ka suhtruar dhunë ndaj nënës së tij për arsye ende të paqarta.


Si pasojë e dhunuara është nisur drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ndërsa 50-vjeçari është shpallur në kërkim nga Policia.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit K. H., 50 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, e cila po merr mjekim në spital”, thuhet në njoftimin e Policisë