LAJME / E Martë 20 Maj 2025, 21:09

E rëndë! 36-vjeçari shqiptar gjendet i v*rur dhe me trupin e dekompozuar në një magazinë! Dyshimet për..

Trupi i një 36-vjeçari shqiptar është gjetur i varur në gjendje të avancuar dekompozimi në një nagazinë në Tyrnavos. Trupi i të riut, i cili punonte në bujqësi në zonë, është gjetur mbërmjen e së dielës dhe viktima është identifikuar nga miqtë e tij që ishin vendosur në kërkim të 36-vjeçarit prej ditësh.

Sipas mediave greke, autoritetet e shtetit fqinj kanë nisur tashmë procedurat për të informuar familjen e tij në Shqipëri.

Trupi i 36-vjeçarit u gjet në një nagazinë pranë një rruge, në një zonë që nuk ishte lehtësisht e dukshme.

Zbulimi u bë nga një qytetar, i cili ruante materiale ndërtimi në një parcelë toke pranë magazinës dhe ndjeu një aromë të fortë.

Shqiptari u gjet i varur me një litar shumë të hollë, të ngjashëm me atë që përdoret te hardhitë. Raportohet se litari ishte prerë, duke bërë që trupi i tij të përfundonte në dyshemenë e magazinës, e cila duket se është përdorur herë pas here si strehim nga të huaj.

Trupi ishte në dekompozim të avancuar, gjë që tregon se vdekja kishte ndodhur të paktën 5 ditë para se kufoma të gjendej. Autoritetet menjëherë shkuan në vendngjarje dhe po kryejnë një hetim për rrethanat e vdekjes, pa përjashtuar as mundësinë e një ngjarje kriminale.

Trupi u dërgua në Shërbimin Mjekësor Ligjor të Larisës për një autopsi, me qëllim përcaktimin e saktë të shkaqeve dhe kohës së vdekjes, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE