LAJME / E Diel 17 Dhjetor 2023, 22:10

E quajti tallje imitimin e saj nga Xhemi në ‘Portokalli’, reagon sërish Valbona Selimllari

“Dancing With The Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.

Javën e kaluar Valbona Selimllari është shprehur për imitimin e saj nga Xhemi Shehu në programin e njohur të humorit, “Portokalli”. E pyetur nga Ronaldo Sharka për këtë deklaratë Valbona është shprehur e penduar.

Ronaldo: Nëse do vinte Xhemi në premier do e takoje?

Valbona: Po unë Xhemin e kam zemër more, mua nuk më pëlqejnë të më imitojnë, por nuk kam asgjë, ore Xhemi e ka të qartë që unë e kam xhan, por natyra ime nuk më pëlqejnë të më imitojnë…