LAJME / E Shtunë 7 Qershor 2025, 11:11

E qëlloi me thikë pas gërvishtjes së makinave, detaje nga plagosja në Sarandë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga plagosja me thikë e 21-vjeçarit Devis Saliaj në qytetin e Sarandës. Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e së premtes, 6 qershor, në zonën e njohur si “Ekualipsi” në qytetin bregdetar.

Shkak i konfliktit u bë përplasja e dy makinave mes dy të rinjve. Debati mes tyre u agravua dhe degjeneroi në një përplasje fizike, gjatë së cilës Saliaj u plagos me mjet prerës në parakrah.

I riu u dërgua menjëherë në spitalin e Sarandës, ku mjekët konfirmuan se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Megjithatë, ai ka refuzuar të japë shumë detaje rreth ngjarjes, pasi në momentin e konfliktit ishte në gjendje të dehur.

Policia lokale ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes, 23-vjeçarin Denis Beqo, banues në Sarandë, dhe po vijon operacionet intensive për kapjen e tij, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE