LAJME / E Diel 8 Qershor 2025, 19:07

E pushuan nga puna pasi iu zbulua llogaria në ‘OnlyFans’, mësuesja e kopshtit padit babain e njërit prj fëmijëve: Ka paguar të më shihte

Elena Maraga, ish-mësuese kopshti në provincën e Trevisos (Itali), ka paditur babain e një prej ish-nxënësve të saj, i cili dyshohet se ka bërë publike aktivitetin e saj në platformën OnlyFans – veprim që çoi në largimin e saj nga puna.

Lajmi është konfirmuar nga gazetat italiane Il Gazzettino dhe Corriere del Veneto, të cilat raportojnë se burri në fjalë ka zbuluar profilin e saj në OnlyFans dhe më pas ka shpërndarë imazhet në një grup lokal futbolli, derisa bashkëshortja e tij ia raportoi situatën shkollës ku punonte Maraga.

“Nuk e kam reklamuar kurrë atë profil. Ishte ai baba që më gjeti dhe e përhapi përmbajtjen time pa pëlqimin tim”, është shprehur Maraga për Corriere del Veneto.

Përveç babait, Maraga ka paditur edhe tre përdorues të rrjeteve sociale që e kanë fyer dhe sulmuar publikisht online. “Dosja u dorëzua tre ditë më parë. Pres që lista e padive të zgjerohet,” tha Fabrizio Dumas, përfaqësues i organizatës Cub Treviso.

Në një video të publikuar së fundmi në rrjete sociale, Maraga ka reaguar ashpër ndaj hipokrizisë që, sipas saj, ka përshkuar gjithë këtë histori: “Këta njerëz më kanë gjykuar publikisht, më kanë ofenduar, por ndërkohë kanë paguar për të më parë. Më kanë trajtuar si një prostitutë, por kush është imoral në këtë histori? Unë, që jashtë orarit të punës bëj çfarë të dua me trupin tim, apo ata që konsumojnë dhe më gjykojnë në të njëjtën kohë?”.

Ajo shtoi se ndjen detyrimin të flasë hapur, jo vetëm për veten, por për shumë gra të tjera që, sipas saj, janë dënuar padrejtësisht për zgjedhjet e tyre personale: “Jam e lodhur nga padrejtësitë që kam vuajtur dhe që vazhdoj të vuaj. E bëj këtë edhe në emër të të gjitha atyre grave që janë ndjerë të ndëshkuara për gjëra që burrat i bëjnë pa asnjë pasojë.”

Rasti ka rikthyer në qendër të debatit në Itali çështjen e etikës profesionale, privatësisë dhe gjykimeve morale ndaj grave në platformat digjitale.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin , do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE