LAJME / E Premte 1 Dhjetor 2023, 18:06

E prekur nga leuçemia, miku i ngushtë zbulon betejën e Wanda Nara me sëmundjen e rëndë

Kennys Palacios, një mik i madh i Wanda Narës, po merr pjesë në "Bailando 2023". Ai ka zbuluar disa detaje të papublikuara më parë për shëndetin e sipërmarrëses argjentinase, gruas dhe agjentes së Mauro Icardit.

"Ajo është diagnostikuar me leçemi. Është një trajtim i gjatë, – tha konkurrenti i "Bailandos" për shoqen e saj. – Ajo bën kontrolle të rregullta mjekësore. I dërgon rezultatet e analizave dhe mjekët i diskutojnë e vendosin mjekimin adekuat.

Wanda nuk ka ndërnend t’iu shmanget angazhimeve profesionale, ndihet më mirë kur merret me punë. Ajo argëtohet shumë me kolegët e saj dhe kjo është pozitive, veçanërisht nëse po kaloni një moment kaq të vështirë".

Kennys Palacios më pas shpjegoi arsyen pse Wanda ndihet kaq “e lodhur”. Ndjenja vjen nga orët e provave që bën në "Dancing with the Stars", ku është pjesëmarrëse: "Wanda ka një orar shumë të ngjeshur ditor, nuk ka ndërmend të bëjë asnjë pushim meqë është e sëmurë".

Suksesi si këngëtare – Wanda Nara e pandalshme. Pavarësisht leuçemisë, showgirl-ja argjentinase nuk ndalet së punuari. Së fundi ka debutuar në botën e muzikës, duke mposhtur ata që këndojnë prej shumë vitesh, si Oriana Sabatini, e njohur në Itali për lidhjen me Paulo Dybala, e vlerësuar në si këngëtare dhe aktore.

Siç raportojnë disa media argjentinase, “Bad Bitch”, kënga e Wandës është ndër më të dëgjuarat në këtë periudhë në “Spotify Argentina”. Dy javë pas publikimit, kënga e gruas së Mauro Icardit ia kaloi Orianës dhe Flor Vignës, një tjetër artist në rritje, në vlerësimet mujore.

Llogaria në Instagram “Lo mas popu” nxjerr në pah krahasimin mes Wanda Narës dhe Oriana Sabatinit: “Me vetëm një këngë, Wanda ka më shumë dëgjues se Flor Vigna dhe Oriana”. Deri më tani, gruaja dhe agjentja e Mauro Icardit mund të mburret me 234.038 dëgjues mujorë.

Vetëm 178.216 dëgjues për Sabatini, ndërsa Flor ka ngecur në 172.549. Një sukses për Wandën, aktualisht e zënë në Itali me “Dancing with the Stars”, por gjithmonë shumë e ndjekur në Buenos Aires, ku do të rikthehet së shpejti për projekte të reja televizive.

Wanda Nara i falenderoi të gjithë për mbështetjen e marrë: "Kurrë nuk e kam imagjinuar kaq shumë suksesin me ‘Bad Bitch’, faleminderit të gjithëve që më keni mbështetur gjithmonë në çdo çmenduri time.

Unë nuk jam këngëtare, por këndoj. Nuk jam balerinë, por po kërcej. Nuk isha prezantuese, por e bëra, – ka shkruar ajo duke iu përgjigjur kështu kritikave të disa ndjekësve në rrjetet sociale. – Në jetë ka rëndësi vetëm dëshira me të cilën bën diçka.

Ndoshta urrejtësit kanë të drejtë, unë kam lindur pa talent. Por mund t’ju siguroj se dëshira për të mësuar dhe për të ecur përpara, pavarësisht kritikave, vlen më shumë se çdo gjë tjetër. Nëse ju dëshironi të bëni ose të jeni dikushi, mos dëgjoni komentet, thjesht shikoni qëllimet tuaja dhe arrijini ato”.